Kryeministri ende në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar marrëveshjen që u firmos sot mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një reagim për mediat Haradinaj ka mirëpritur këtë marrëveshje, por nga ana tjetër pohoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta votojë qeverinë ‘Kurti’.
“Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit. Kanë qenë të paarsyeshme vonesat për mosarritjen e marrëveshjes. Është dashur prej kohësh që për ministritë të thonë se janë 15 ministri dhe jo të proklamojnë se janë 12”, tha Haradinaj në Lumbardh të Deçanit.