E teksa koronavirusi po përhapet shpejt në shtetin fqinj Itali, Shqipëria shtrëngon masat ndaj Korona Virusit. Në Portin e Vlorës stafi mjekësor ditët e fundit u dyfishua, teksa inspektoret shëndetësorë nuk tolerojnë më sa i përket monitorimit shëndetësor dhe intervistimit të udhëtarëve tek të cilët konstatohen anomali shëndetësore, kryesisht ata me temperaturë.
Doktor Agron Bashllari i cili është kryesues i ekipit mjekësor në portin e Vlorës, flet për masat e shtuara. Edhe në Doganën e Morinës në Kukës, urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për dyfishimin e personelit mjekësor dhe kontrolleve në pikat kufitare është vënë ndër prioritetet e procedurës ë kalimit.
Dy ekipe mjekësh monitorojnë situatën në 24 orë, ndërsa shprehen se ata kanë infrastrukturën e duhur për identifikimin e rasteve, ku fatmirësisht deri tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar. Në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë mësohet se janë ngritur dhe dhomat e karantinës për rastet që dyshohen.