Përveç ndihmave të dhëna që në momentin e parë pas tërmetit, veçanërisht me ekipet e kërkim-shpëtimit për jetët nën rrënoja, Kosova në Konferencën e Donatorëve, ka dhuruar edhe 200 mijë euro të tjera në formën e granteve. Përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës, radhiti njëra pas tjetrës ndihmesat që shteti me popullsi shqiptare dha ndaj popullit shqiptar në nevojë, duke thënë se që në momentin e parë u dhuruan 500 mijë euro nga fondet e mergjencës.

Po ashtu, tha ai, komuniteti i biznesit hapën dyert për personat e pastrehë dhe mblodhën ndihma. “Mjekë, arkitektë, inxhinierë ofruan ndihmën e tyre”, tha përfaqësuesi i qeverisë së Kosovës. Megjtihatë, mbështetja e qeverisë së Kosovës, nuk mbetet me kaq. Ai tha se |”angazhojmë mbështetjen tonë në forma të tjera, duke ofruar burimet tona teknike sa herë të jetë nevoja”.