Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për zbulimin e marrëveshjes së tij sekrete me NATO-në, që e ka bërë gjatë kohës kur ishte kryeministër i Kosovës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë Kosova tashmë ka ushtrinë e vet dhe me standarde të NATO-së, raporton Gazeta Insajderi.

“Zëvendëssekretarin e Mbrojtjes, David Norquist, sot e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për themelimin e ushtrisë së Kosovës. Kosova tashmë e ka ushtrinë e vet profesionale dhe me standarde të NATO-s, që është e gatshme gjithmonë të përfshihet në misionet humanitare e paqeruajtëse në botë, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi. Më tej, presidenti i Kosovës ka thënë se është vitale që Kosova të jetë pjesë e NATO-së. “Ne ndamë bindjen e njëjtë se është vitale për sigurinë në Evropën Juglindore që Kosova të jetë sa më shpejtë anëtare e NATO-s”, ka përfunduar Thaçi.

Gazeta Insajderi ka siguruar sot një letër që Albin Kurti ia ka dërguar Vjosa Osmanit, në të cilën tregohet për një marrëveshje të fshehtë që Hashim Thaçi e ka nënshkruar më 2013, atë botë nga pozita e kryeministrit ai i barti KFOR-it të drejtën apsulute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhëshme të FSK-së në veri të Kosovës për periudhë të paafatizuar. /Insajderi.com