Kosova së shpejti do ketë qeverinë e re falë gjetjes së gjuhës së përbashkët nga LVV dhe LDK. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga dy lidërët e partive, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij para mediave Albin Kurti tha se ky nuk ishte një proces i lehtë. “Kemi nënshkruar marrëveshjen. Faleminderit për durimin dhe përkrahjen. Ishte një proces jo i lehtë”, tha Kurti.Kurti mori më 20 janar mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa kërkoi që Kuvendi të mblidhet një ditë para skadimit të afatit kushtetues prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.