Neymar mund të jetë jashtë edhe për ndeshjen me Borussian e Dortmundit. Thomas Tuchel nuk ka konfirmuar nëse lojtari ka lënë prapa shqetësimet dhe është gati për lojë. Ai ende nuk e di nëse Neymar Junior do të luajë kundër Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.

“S’mund t’ju them sot”, tha Tuchel për “Canal+” kur u pyet nëse mund të konfirmojë nëse Neymar është gati për lojë. “Duhet të presim deri në stërvitjen e nesërme. Duhet t’i shikojmë të gjithë nesër”, tha tekniku i PSG-së. Kampionët e Francës do të luajnë të martën ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Dortmundit në Gjermani.