Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dën uarve me bu rg për tra fik dro ge nga drejtësia italine. Ata janë Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati.
Njoftimi i plotë i OFL-së: Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: G.M., banues në Berat, i dë nuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”; E.Ç., banues në Berat, i dë nuar në Itali për “Trafikim të lëndëve nar kotike”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.