Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, i ka uruar suksese Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në formimin e Qeverisë së re.Cakaj ka pohuar se në sfidat e shumta që qëndrojnë para, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm.
“Suksese VV dhe LDK në formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës! Në sfidat e shumta që qëndrojnë para nesh, bashkëpunimi i shtuar mes Kosovës e Shqipërisë është i domosdoshëm! Presim me padurim të fillojmë me biseda përmbajtësore me Qeverine e re të Kosovës për të zhvilluar një program të përbashkët e në të mirë të dy vendeve”, ka shkruar Cakaj në Facebook.