Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka takuar të shtunën në Munih Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi të Moore në Twitter, i cili ka uruar Kurtin për programin e qeverisjes së tij.“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin e kosovar. I urova për programin e qeverisë së tij të re dhe nevojën e diskutuar për të ringjallur bisedimet me Serbinë. Asnjë mik më i mirë i Kosovës sesa UK”, ka shkruar ai.
Ndërkaq Kurti të premten u bë temë diskutimi pasi në panelin e organizuar nga Konferenca për Siguri në Munih, ai përballë shumë liderëve botëror paraqiti kërkesat e Kosovës, për të rinisur dialogu me Serbinë dhe disa çështje tjera.Për shkak të kësaj, siç raportohet, Kurtin nuk e kanë takuar Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo si dhe ambasadori amerkian Richard Grenell.