Nga Erjon Braçe

Po po, Fatos Lubonja eshte ne foto, “armiku”! I ka adresuar nje thirrje socialisteve per “Levizjen e Ilir Metes” dhe, meqe te qenit socialist eshte zgjedhje e lire, une jam nje i tille, po them ca fjale. Fatos Lubonjen e kam lexuar nisur nga nje lloj idealizmi qe has aty ketu, por kurre per burimet e tija te informimit, te njeanshme, te qellimta te tilla, nga burojne dhe “perfundimet” e tij. Edhe kjo eshte nje zgjedhje e lire, keshtu e njenashme dhe, kurre e vertete absolute. Socialisteve sot, u qaset me qendrimin e tij te qarte kunder reformës në drejtesi dhe, me nje pyetje po aq te qarte, “A ka te drejte Presidenti apo jo?” Une kam pergjigje per te dyja, si socialist patjeter; E para, reforma e drejtesise eshte akti me i drejte qe Partia Socialiste ka ndermarre, votuar e cuar perpara, ne te gjithe historine e saj. Ky vend nuk ka patur drejtesi ne keto 30 vite! E sfidoj Fatos Lubonjen te me tregoje nje akt te vetem drejtesie-te drejtesise, ne keto 30 vite! Nje te vetem, edhe kur PS ka qene ne opozite, edhe kur PS ka qene ne pushtet.

Nuk ka! Perkundrazi, une listoj akte te ren da padrejtesie qe kane tronditur themelet e shtetit te se drejtes ne kete vend; U vra ne 26 punetore te pafaj, mes tyre gra e femije ne Gerdec dhe askush nga vendimmarresit politike e ko pilat e tyre nuk u hetua, gjykua apo de nua per ate kr im te perbindshem; U vr a deshmitari kyc i lidhjeve te vendimmarresve politike me ate kr im dhe, as u hetua, gjykua e de nua kush. U pus hkatuan 4 njerez te pafaj, te paar matosur dhe paqesore ne mes te bulevardit dhe, askush nga urdherdhenesit politike e ushtarake as u hetua, gjykua e de nua sic e meriton nje k rim i perbidshem sic push katimi pa gjyq.

Jane tre ngjarje qe rrezuan perfundimisht drejtesine e vjeter, tre kulme ne nje diagrame te gjate ku rregjistrohej pulsi korruptiv i nje sistemi politik, partiak, klientelist, koorporativ i keqndertuar me prokurore e gjykates te improvizuar ne nje shkolle politike 6 mujore, qe donin te ishin edhe te tille-prokurore e gjykates, edhe partiake, edhe te tille-prokurore e gjykates, edhe biznesmene (besoj nuk i del zot ketij rastit te fundit). Ky sistem instaloi pabarazine para drejtesise ne kete vend; Ky sistem prodhoi te paprekshem mes politikes, biznesit e kri mit dhe si kompesim, te prekshem lehtesisht mes njerezve te zakonshem; Ky sistem ktheu drejtesine ne nje koorporate biznesi qe prodhonte e shiste vendime me tarifa te mirepercaktuara, unike, te paligjshme natyrisht, gjithnje ne kurriz te njerezve te zakonshem; Vetem tani nga reforma e drejtesise, te gjithe po kuptojne permasen e kesaj koorporate dhe xhiron e saj te biznesit; Vetem pasuri e paluajtshme eshte tej cdo imagjinate. Fatos Lubonja i ben thirrje kesaj kategorie te rezistoje;

Une i bej thirrje cdo funksionari te ndershem ende ne drejtesi- ka prej tyre qe kalojne me nder e dinjitet vetingun, cdo funksionari ne organet e vetingut, t’i rezistoje ketij presioni kunder reformes edhe si ideologji e mbeshtetur tek sovranizmi, edhe si hall pas rrezimit te sistemit te vjeter ku politikani, biznesmeni e kri mineli kishte prokurorin e gjykatesin e tij, vec avokatit. Sistemi i ri qe po ngrihet mundimshem, duhet te ktheje drejtesine e barabarte per te gjithe, t’i jape fund pabarazise para ligjit, te vr ase pandeshkueshmerine ne politike, biznes, krim. Pra, tek reforman e drejtesise ndahemi! Reforma ne drejtesi u sanksionua ne Kushtetute; Reforma ne drejtesi u detajua ne nje seri ligjesh te egzaminuara nderkombetarisht; Reforma ne drejtesi ka dy shtylla jetike; Njera, pastrimi i sistemit nga prokuroret e gjyqtaret me lidhje te qarte varesie nga politika, korrupsioni e k rimi. Tjetra, clirimi i procesit te emerimeve ne drejtesine e re nga politikanet-presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, Kuvendi, Qeveria, partia politike e qeverise dhe partite politike te opozites.

Ka vendosur mekanizma çbllokues kur secili prej tyre, kerkon prokurorin e gjykatesin e tij me pahir. Presidenti i Republikes nuk e pranon kete dhe kjo eshte antikushtetuese; Shqip si pergjigje per pyetjen tende: Nuk ka të drejtë; Kryetari real i PD nuk e pranon kete, madje e thote qarte se gjyqtari ne Kushtetuese i takon opozites; Ky dihet, eshte i njejti! Pra te dy, refuzojne thelbin e Kushtetuetes se vitit 2016-te ne kete aspekt. Komisioni Evropian-nje nga monitoruesit e reforma e drejtesise, e dalloi qarte dhe i beri thirrje presidentit dhe kujtdo te pranoje e zbatoje ndryshimet ne Kushtetute. Pra presidenti dhe kryetari real i PD, nuk duan drejtesi te pavarur, ndertuar nga institucionet e reja te drejtesise, por nje drejtesi te ndare edhe nje here mes politikes, prokurore e gjyqtare te qeverise dhe opozites! A e kuptoni qe kete duan?! A e dini se e gjithe cfare po ndodh, perfshi “Levizjen e Ilir Metes”-sic e shquan Lubonja 2 marsin, ndodh e tille per nje gjykatese kushtetuese me lidhje te qarte varesie me politiken, Partine Demokratike, me lidhje te qarte varesie me sistemin e vjeter dhe pergjegjesi direkte per degradimin e tij sic me siper?

Mendojeni pak; Po sikur Partia Socialiste te kishte emeruar gjyqtare ne gjykaten Kushtetuese gruan e nje sekretari te saj, partise, a nuk do na digjnin keta te gjalle?! Po si mund te legjitimohen disa shkelje flagrante bashke, te Kushtetutes e ligjeve-shkelja e afateve, shkelja e rregullit te zgjedhjes mes tre te pareve gjykates, shkelja e mospranimit te mekanizmit çbllokues? Mbi të gjitha, shkelja e emërimit të një gjyqtari me lidhje të qartë varësie politike e partiake?! A e dini qe 2 marsi eshte thirrur per te legjitimuar me dhune kete praktike antikushtetuese? Njerezit e zakonshem pyes; Do pranoni ju te ktheheni tek gjykatesit e partise, edhe te PS po te doni, perseri e perseri? Ai sistem deshtoi; Sistemi me prokurore e gjykates partie, politikanesh e beri kete vend teresisht te pabarabarte para ligjit, mbaroi e nuk do kthehet me! Nese ndodh, ky eshte deformimi me i rende i reforma e drejtesise, per kete duhet te dalin njerezit ne rruge, jo për gruan e sekretarit të partisë! Partia nuk jep dot drejtesi, kerkund. As ketu, u provua! Presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, qeveria, kuvendi, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe cilado tjeter, i kane punet e tyre te shkruara, le te merren me to, kurre me me caktimin e gjytareve per vete e njerezit e zakonshem. Fatos, do jete me mire keshtu!