Presidenti Ilir Meta është duke folur në këto momente nga ceremonia që po zhvillohet në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, për 12 vjetorin e Pavarësisë.Mirëpo ajo që bie në sy teksa Meta flet është salla që gumëzhin nga muhabetet e të ftuarve, të cilët vetëm te Presidenti nuk e kanë mendjen. Ky është një rast i turpshëm nuk është pritur mirë as nga vetë Meta që herë pas herë ka ngritur zërin për të tërhequr vëmendjen.

Por asnjë nga të pranishmit nuk e ka prishur terezinë, ndërsa në pamjet live që kanë transmetuar televizionet dhe vetë Presidenti Meta, audio e pjatave dhe gtave që kërcasin e bën gati të pamundur kuptimin e asaj që Meta thotë.Shqetësimi i Metës nga mungesa e respektit ndaj tij u duk dhe në mbyllje të fjalës përshëndetëse. Mimika dhe fytyra e vrenjtur tregonte shumë për aktin e turpshëm të të të ftuarve.Video: Presidenti Meta duke folur ne ceremonine e 12 vjetorit te Pavaresise se Kosoves