Pas çështjes së dekretit të zgjedhjeve, anulimin dhe shpalljen e një date të re, maxhoranca i ka kërkuar një tjetër opinion Komisionit të Venecias për situatën e ndodhur në Kushtetuese dhe përplasjen me KED.

Meta tha:

Jam i duruar por kjo është humbje kohe për Shqipërinë siç ishte çështja e dekretit, që thjesht me detyroi dhe mua të paraqisja opinionin tim atje, vajtja përsëri e një çështje absurde, me pretendimin ese kam shkelur ligjin, nuk i bën mirë imazhit të vendit.

Por në momentin që gazetari i thotë se me çështjen e zgjedhjeve, Komisioni i Venecias në opinion thoshte se presidenti ka tejkaluar kompetencat Meta kundërshtonte, por gazetari këmbënguli, duke i përkthyer nga anglishtja në shqip edhe pjesën nga opinioni.

Gazetari i VOA-s: Komisioni e tha hapur se i keni tejkaluar kompetencat

Meta: Jo e keni gabim, kjo ka qenë në raportin paraprak.

gazetari: E thotë

Meta: Nuk ekziston fjala tejkalim në Kushtetutën e Shqipërisë.

Gazetari: Po kështu thotë, është në dokument, që vendimi nuk ka qenë aq serioz

Meta: Jo nuk është ashtu.

Gazetari: T’jua lexoj? Se e kam të hapur

Meta: Ju mund të lexoni variantin tuaj, un nuk e kam me vete

Gazetari: po jua përkthej këtu në moment se është në anglisht. Thotë: Anulimi dhe më pas shtyrja e zgjedhje lokale i tejkaloi kompetencat e presidentit, parlamenti dhe komisioni i tij hetimit duhet të marrin parasysh faktorët që çuan këtë që venë në pikëpyetje nëse ky akt ka qenë i natyrës serioze…

Meta: Ka një ndryshim të madh mes paraprakut dhe përfundimtarit.

Gazetari: Ky është konkluzioni përfundimtar

Komisioni i Venecias ka thënë këtë gjë; edhe nëse pretendimet e Kuvendit janë të tilla, përsëri kjo është çështje joserioze që hyn në sferën për të marrë një hap të tillë ndaj presidentit. Dhe fjala tejkalim kompetencash në variantin e fundit nuk ekziston.

Gazetari: E ke në pikën 81.

Kjo është një gjë pa lidhje se kompetenca e zgjedhjeve është vetëm e presidentit të Republikës.

Video më poshtë, minuta 13:00 e në vijim/ Tiranapost.al.

LIVE – Intervistë për "Zërin e Amerikës"

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 7. Februar 2020