7 mjete të reja moderne me kapacitet të lartë, që kapin vlerën e përgjithshme 327 mijë euro, janë vënë në dispozicion të FNSH-së, si dhuratë e policisë gjermane për strukturat tona policore. Gjatë ceremonisë së dorëzimit, ministri Lleshaj u shpreh se “ajo që kërkohet prej nesh të gjithëve është që të jemi në lartësinë e kësaj teknologjie që marrim në dorë, dhe është mirë që edhe Policia tashmë të ngjitet në këtë nivelin e ‘Mercedes-it’.”

Për këto forca speciale të Policisë FNSH, janë bërë investime të rëndësishme viteve të fundit, në pajisje, ambjente, trajtim etj. dhe investimi i fundit është pjesë e kësaj vëmendjeje që ka Ministria e Brendshme ndaj kësaj strukture. Lleshaj e etiketoi si “njësi model” trajtimin që u është bërë FNSH-së Tiranë. Policia e Shtetit, nëpërmjet “OFL” ka arritur disa rezultate mjaft impresionuese që nga miratimi në fund të janarit i Aktit normativ. Luft a kundër kri mit të organizuar është prioriteti kryesor i strukturave të Policisë së Shtetit.

Në lidhje me punën e bërë, ministri Lleshaj u shpreh se “kemi besim të plotë që Policia do t’i përgjigjet kësaj pritshmërie të lartë publike, për ta thelluar luf tën kundër kri mit të organizuar”. Një aspekt i ligjit special është se disa prej aseteve të sekuestruara, mund të vihen në dispozicion të strukturave të Policisë së Shtetit.

Lleshaj nënvzoi se paketa e re ligjore synon që “një pjesë të rëndësishme të aseteve që do të sekuestrohen e konfiskohen për shkak të thellimit të luf tës kun dër kr imit të organizuar, t’i vërë në dispozicion të vetë Policisë së Shtetit për të rritur kapacitetet për modernizimin e saj”.