Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në faqen e saj në Facebook, mjeku i Shërbimit Infektiv në QSUT, Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e distanicimit social dhe ato të higjenës personale për të parandaluar infeksionin nga COVID-19. “Masat e higjenës personale, masat e higjenës kolektive, të vetëndërgjegjësimit dhe mbi të gjitha të asaj që quhet distancimi social janë në efiçencën maskimale për tē arritur që të mundim sa të jetē e mundur mospërhapjen e mëtejshme të këtij infeksioni COVID-19 në vendin tonë. Sepse mospërhapje dhe ulja e numrit të të sëmurëve përbën një nga kyçet më tē arta të suksesit, krahas asaj që është ndihma e kualifikuar që ju do të merrni në çdo kohë nga strukturat të cilat tashmë kanë filluar të merren me të sëmurët e infektuar nga COVID-19”, tha Tritan Kalo.
Duke theksuar se ekipi i shërbimit të Infektivit ka një eksperiencë të konsoliduar në tajtimet epidemike, prof. Tritan Kalo tha se në spital janë duke ofruar për pacienet e infektuar me COVID-19 shërbim maksimal. “Mjekët, infermierët, personeli teknik, imazherit, sanitaret dhe farmacistët në Spitalin e Infektivit janë një trup e vetme, e mirë trajnuar e mirë pregatitur e dedikuar që gjendet në çdo sekondë dhe t’ju shërbejë në menyrën maksimale dhe me cilësinë më të mirë të mundshme, sepse kanë një eksperiencë tashmë të konsoliduar në trajtimin e sëmundjeve me karakter epidemik”, u shpreh Kalo.