Prej gati dy vitesh, moderatori i njohur Ledion Liço është larguar nga ekrani dhe ka shijuar larg syrit të mediave jetën e tij private. Madje, për një kohë të gjatë ai çaktivizoi çdo rrjet social, duke i lënë të gjithë kuriozë të mësonin se ç’po bëhej me të. Të pakëtat raste kur e kemi parë kanë qenë kur partnerja e tij, Sara, ka ndarë foto me të në llogarinë e saj në Instagram. Megjithëse zotëron edhe një llogari personale në Instagram, Ledioni nuk e përdor thuajse fare atë.
Madje, vumë re se të vetmet foto që kishte publikuar, ai i ka fshirë nga profili i tij. Për më tepër, Ledioni ka fshirë foton e tij të profilit dhe ka ndryshuar username-in, duke e vendosur “mr.ledionlico“. Nuk e dimë nëse ky ndryshim i emrit pas kaq kohësh “paralajmëron” një rikthim të Ledionit, apo nëse moderatori do të mbajë sërish një profil tepër privat përsa i përket jetës personale.
Në muajin maj të vitit që lamë pas, Ledioni dhe Sara u bënë prindër për herë të dytë.
Ata u bekuan me vogëlushin Roman dhe duket se fëmijët dhe puna kanë zënë një pjesë të madhe të kohës së Ledionit, i cili ka hequr dorë tërësisht nga rrjetet sociale.