Kryeministri Edi Rama ka publikuar në llogarinë e tij të “Facebook” tabelën e rezultateve të deritanishme të të gjithë shteteve të prekura nga COVID – 19.
Ky virus që i ka marrë jetën mijëra njerëzve, dhe vazhdon të marrë, po përhapet në mënyrë të frikshme në Europë.
Sipas tabelës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, publikuar edhe nga kreu i qeverisë shqiptare, Italia është shteti që po vuan më shumë teksa deri tani i ka marrë jetën 5476 italianëve. Vendi i dytë për vdekshmëri mbahet nga Kina me 3261 të vdekur. Franca gjithashtu është një nga shtetet që po vuan shumë teksa numëron deri tani 1756.
Shqipëria, fatmirësisht është një nga tre vendet ku virusi ka shkaktuar më pak dëme në raport me totalin. Në Shqipëri numri i të vdekurve prej koronavirusit është 2.
Edhe ritmi i të prekurve, fatmirësisht është nën kontroll dhe mjaft i ngadaltë. (Lexo.al)