“Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”,- shprehehet ylli i kinematografisë Sharon Stone, lidhur me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali.
Aktorja Sharon Stone, ka vlerësuar gjestin e Shqipërisë, në këto kohë të vështira prej COVID-19. Aktorja shqiptare ka postuar një foto të eskodit shqiptar para 30 vitesh, kohë kur Italia priti mijëra shqiptarë që vërshuan drejt brigjeve të saj për një jetë më të mirë.
“30 vite më parë Italia vendosi t’i ndihmojë ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri me gjithë zemër!”, thekson aktorja holivudiane.