Në Francë “mbi gjysma e popullsisë eshte në rrezik”
Keshtu tha Ministri francez i arsimit, Jean-Michel Blanquer në mikrofonat e radios France Info. Ai shtoi se epidemia e koronavirusit “ndoshta” do të prekë më shumë se gjysmën e popullsisë franceze. Ministri u përgjigj pyetjeve në lidhje me forcimin e masave të izolimit të shpallura nga Kryeministri Edouard Philippe: “Siç e dini që nga fillimi – tha ai – strategjia nuk është që të parandalojme qarkullimin e virusit, ne e dimë se ai ndoshta do të infektoje më shumë se gjysmën e francezeve, por është të sigurohemi që epidemia te kaloje në mënyrën më të lehte me kalimin e kohës “.
Austria mbyll gjithçka
Autoritetet austriake aplikojnë modelin italian. Nuk do të mbyllen vetëm dyqanet, por edhe restorantet, të cilat sipas një drafti fillestar mund të qëndronin të hapura deri në orën 15:00. Ndalesa gjithashtu ka të bëjë me terrenet e lojërave dhe fushat sportive.
Ashtu si në Itali, vetëm levizjet e detyrueshme do të lejohen. Fluturimet e planifikuara për në Rusi, Ukrainë dhe Britani të Madhe pritet gjithashtu të ndalojnë. Masat, të cilat do të hyjnë në fuqi në mesnatë, u njoftuan nga Kancelari Sebastian Kurz gjatë një seance të jashtëzakonshme të parlamentit i cili duhet të aprovojë masat. Për t’u përballur me urgjencën shëndetësore, një numër i qytetarëve që në të kaluarën kanë kryer shërbim ushtarak ose shërbim civil në pesë vitet e fundit do të thirren përsëri. Kohëzgjatja e draftit dhe shërbimi civil do të zgjatet gjithashtu për ata që e bëjnë këtë gjatë kësaj periudhe.
Republika Çeke në karantinë
Kryeministri Andrej Babis ka njoftuar se deri në 24 Mars të gjitha aktivitetet tregtare do të mbyllen, me përjashtim të farmacive, bizneseve që shesin sende ushqimore, stacionet e benzines dhe disa kategori të tjera të konsideruara thelbësore.