Koronavirusi nuk mund të kursente futbollin. COVID-19, ka prekur tashmë futbollistë, trajnerë dhe drejtorë sportiv apo presidentë.Në këtë formë, disa klube europiane janë mbyllur në karantinë për të shmangur përhapjen e virusit.
Në vazhdën e këtyre masave, Serie A, Premier League, La Liga dhe Ligue 1 kanë pezulluar aktivitetin për një afat fillestar prej dy javësh, me shpresën se situata do ndryshojë.Por, ndryshe ka menduar Federata Gjermane e cila ka vendosur që ditën e nesërme, kampionati të vazhdojë pa praninë e spektatorëve.Por, ky vendim ka zhgënjyer dhe ka bërë që të shpërthejë futbollisti i Bajern Mynih, Tiago Alkantara.Bavarezët luajnë nesër ndaj Union Berlin, por spanjolli thekson se kjo është një çmenduri, e se në këto kushte ka gjëra të tjera më të rëndësishme se futbolli.“Kjo është një çmenduri. Boll u tallët dhe kthehuni me këmbë në tokë. Le të tregohemi të qetë, tani ka gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar se çfarëdolloj sporti”, u shpreh Alkantara.