Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook një video që tregon rrugën që duhet të ndjekin për të siguruar qarkullimin e punonjësve të gjithë ata që kanë një biznes prodhues.

“Një videoinformacion i thjeshtë nga salla operative e ngritur që dje, për të gjithë ata që kanë një biznes prodhues dhe akoma pyesin se si duhet të veprojnë për të siguruar qarkullimin e punonjësve të tyre apo për t’u sqaruar mbi e-mailin e dërguar në adresën [email protected] e telefonit:0694122223 dhe 0694122224”, shkruan Rama.