Media më e madhe franceze “France 24” i ka dhënë jehonë deklaratave të fundit të ministrit të Shëndetësisë së Francës, i cili ka theksuar se në Francë, për shkak të qarkullimit të korona virusit në Europë janë marrë masat e para për parandalimin e tij. Masat e ndërmarra janë: shmangia e tubimeve publike, shmangia e grumbullimit të më shumë se 5000 njerëzve në hapësira të mbyllura dhe të hapura, maratonat, “puthjet e gjata”, etj.

Ja artikulli i plotë i France 24:

Anulimi i tubimeve të mëdha në hapësira të mbyllura dhe të hapura u bë me dije nga Ministri i francez i Shëndetësisë Olivier Véran pas mblrdhjes se qeverisë të Shtunën. Në të gjithë vendin, “të gjitha tubimet e më shumë se 5,000 njerëzve në hapësira të mbyllura do të anulohen”, tha ministri i shëndetësisë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjarjet “në një mjedis të hapur, ku njerëzit mund të përzihen me të tjerët nga zonat ku virusi mund të qarkullojë”. Pasi rekomandoi më parë që njerëzit të shmangin shtrëngimin e duarve, ministri tha që ata gjithashtu duhet të shkurtojnë “puthjet”, zakonin në Francë dhe gjetkë në Europë për të dhënë përshëndetje me puthje ose puthje ajri në faqe. Kufizimet e shtrënguara në tubimet publike patën një ndikim të menjëhershëm. Një shfaqje e madhe tregtare katër-ditore në Kanë për investitorët e pasurive u shty nga Marsi në Qershor. Sipas kësaj, gjysmë maratona e Parisit e planifikuar për të Dielën nuk do të zhvillohet, megjithëse ndeshjet e futbollit në Ligue 1 do të vazhdojnë akoma. “Këto masa janë provizore dhe padyshim që do të na duhet t’i modifikojmë me kalimin e kohës,” vazhdoi Véran. “Ato janë masa kufizuese dhe shpresojmë që ato të zgjasin për ca kohë sepse kjo do të na lejonte të kontrollojmë përhapjen e virusit.” Takimet publike janë duke u ndaluar plotësisht në rajonin Oise në veri të Parisit që ka parë një grup rastesh, dhe në një qytet në Alpet që ka parë edhe infeksione, tha ai. Njerëzit mund të “bëjnë blerjet e tyre”, por duhet të shmangin “udhëtimin e panevojshëm” dhe “punën nga shtëpia nëse është e mundur”, vazhdoi Véran. Véran tha që kishte 16 raste të reja të koronavirusit në Francë, duke marrë në 73 numrin e personave të prekur që nga fundi i janarit. Dy persona kanë vdekur, një mësues 60-vjeçar francez dhe një turist 80-vjeçar kinez.

https://www.france24.com/en/20200229-france-bans-large-public-gatherings-to-slow-coronavirus-spread