Sipas ‘Financial Times’, një studim i Universitetit të Oksfordit thotë se 50% e britanikëve, rreth 30 milionë njerëz tashmë mund të jenë infektuar nga koronavirusi.
Sipas profesor Sunetra Gupta, kreu i ekipit të shkencëtarëve të Universitetit në fjalë, vlerësimi është realist dhe i bazuar në të dhëna të grumbulluara në terren.Për Universitetin e Oksfordit, shumica e të prekurve nga Covid-19 kanë simptoma të buta ose pothuajse fare dhe se vetëm një person në një mijë të infektuar do të duhet të shtrohet në spital.
Sipas hulumtimit nga’ Oxford Evolution Ecology of Sectase Infectious’, koronavirusi ka filluar të zgjerojë shkallën e infektimit që në mesin e janarit dhe është përhapur në hështje deri në fund të shkurtit. Tani, në fund të marsit, të infektuarit mund të jenë mbi 30 milion njerëz. Sipas studimit, masat e marra nga kryeministri Johnson janë të vonuara dhe efektshmëria e tyre tashmë vihet në diskutim.Nëse vlerësimet e Oksfordit janë të vërteta, qeveria e Johnson do jetë fajtore për lirinë pa fre që i dha infeksionit nga koronavirusi, me anë të qëndrimit pasiv dhe aspak agresiv të kryeministrit i cili u mjaftua me fjalët drejtuar britanikëve: të paktën 60% e popullatës do infektohet dhe do të fitojë imunitet. Duhet të mësoheni me faktin se do të humbisni të dashurit tuaj”.