Koronavirusi ka boshatisur këtë mbrëmje rrugët e kryeqytetit shqiptar. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, nga një pikë kontrolli e policisë.
Gazetarja Bezat tha se rrugët e kryeqytetit janë boshatisur dhe nuk ka fare trafik, pas thirrjeve të vazhdueshme për të qëndruar në shtëpi, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit vd ekjeprurës.
Nga ana tjetër, gazetarja Bezat tha se të gjithë policët e vendosur nëpër postblloqe kanë nga një tablet, me një sistem unik, që tregon në kohë rekord të gjithë personat që kanë ardhur nga jashtë pas datës 26 shkurt.