Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për shqiptarët të cilët kanë ngelur jashtë Shqipërisë si pasojë e mbylljes së kufijve mes shteteve të Europës, e jo vetëm, prej koronavirusit.Kreu i ekzekutivit ka dhënë lajmin e mirë se që prej ditës së hënë do nisë riatëdhesimi i tyre.
Kjo sipas kryeministrit do të kryhet përmes avionëve të linjës Air Albania.Rama theksoi se riatëdhesimi i shqiptarëve do kryhet përmes “Lasgushit” dhe pa asnjë kosto për to. (Lexo.al)