Kryeministri Edi Rama ka dalë me një mesazh për qytetarët përmes një lidhje live nga llogaria e tij e Facebook. Kreu i ekzekutivit u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi e të zbatojnë rigorozisht cdo këshillë të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Numri një i qeverisë theksoi edhe një herë se jemi në një situatë lufte me një armik të padukshëm që po merr me qindra jetë njerëzish në botë. (Lexo.al)