Italia ka mbyllur gjithçka, çdo aktivitet prodhues që nuk është jetk për të garantuar të mira dhe shërbime esenciale. Lajmin e dha kryeministri i Italisë Giuseppe Conte pasi dje u shënua dhe pika maksimale e të vdekurve nga fillimi i emergjencës koronavirus, 793 në një ditë të vetme. “Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Luftae Dytë Botërore”, ka deklaruar kryeministri italian.
Conte siguroi se “do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore dhe për nevojat themelore. Nuk ka asnjë arsye për të ndenjur në radhë dhe për të nxituar për blerje. Do të qëndrojnë hapur farmacitë, shërbimet bankare, postat, do të sigurojmë të gjitha shërbime thelbësore publike siç është transporti”.
Por “jashtë aktiviteteve thelbësore ne do të lejojmë vetëm punën në modalitetin e smartëorking dhe aktivitetet e prodhimit të rëndësishme për vendin. Reduktojmë motorin prodhues të Italisë, por nuk e ndalojmë atë”. Masat e reja do të fillojnë të hënën në 23 mars: sa mësohet, dyqanet e gazetave, karburantet, media dhe tabakeritë nuk mbyllen.
Të dhënat e fundit flasin për një emergjencë që nuk priret të ngadalësohet. Viktimat arritën në kulmin maksimal të shtunën, 793 (546 vetëm në Lombardi), duke e çuar totalin në 4,825. Pacientët u bënë 42.681 (4,821 më shumë sesa të premten). Një përshkallëzim që ka shtuar kërkesat e qeverive të rajoneve, komunave dhe gjithashtu sindikatave për të zbatuar një mbyllje totale.