Aktorja Olta Gixhari ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me një djalë misterioz që jeton në Spanjë. Pak detaje dimë rreth lidhjes së saj, por një gjë aktorja e ka bërë të qartë, fatlumin e ka gjetur.
Por, burime për “Panorama Plus” kanë dhënë edhe më tepër detaje, duke konfirmuar se Olta Gixhari ka planifikuar një dasmë, e cila do të zhvillohet në një ceremoni mjaft sekrete. Madje sipas të njëjtit burim, Olta Gixhari do të zhvendoset në Spanjë.
Shumë shpejt, lidhja në distancë e aktores Gixhari me djalin shqiptar,do të marrë fund, pas dasmës private që do të realizojnë çifti. E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Olta Gixhari konfirmoi edhe njëherë historinë e saj të dashurisë me mashkullin, që ende mbetet misterioz, duke pohuar se ka një ekonomi mesatare, dhe nuk është i fushës së artit.