Ne vazhden e masave te marra nga MSHMS per parandalimin dhe perballimin e koronavirusit eshte edhe dezifektimi. Siç shihet edhe ne videot ekskluzive te lexo.al, specialistet e ISHP kane shkuar ne ambjentet ku kane ushtruar aktivitet dy te prekurit nga virusi duke dezifektuar zonen (lokalin dhe lavazhin ku ata ushtronin aktivitet), ne rrugen Irfan Tomini ne Tirane.

Nga ana tjeter, Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit te Semundjeve Infektive ne Institutin e Shendetit Publik ka deklaruar masat e marra ne perpjekje te kufizimit te perhapjes se semundjes.

Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”0 tha Bino. Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”, tha Bino.