Koronavirusi shënoi një tragjedi brenda një familje në Londër. Sudhir Sharma, që punonte në terminalin 3 të aeroportit më të madh në vend, humbi jetën të mërkurën nga koronavirusi.Vetëm 24 orë kaluan nga vdekja e 61-vjeçarit dhe mësohet se edhe e bija ka humbur jetën. Ajo ishte farmaciste dhe ishte vetëm 33 vjeç.

Ai mësohet se kishte probleme të tjera shëndetësore dhe kishte marrë leje nga puna. Ndërsa e bija ishte vendosur në trajtim për koronavirusin prej tre ditësh.