Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndëshkime të forta për të gjithë ata që abuzojnë me rritjen e cmimeve gjatë kohës që Shqipëria po përballet me betejen kundër koronavirusit.

Në një lidhje live në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se kushdo që abuzon me cmimet, qofshin markete apo farmaci do të humbasin përfundimisht të drejtën për të tregtuar.

“Mos të bëjnë të zgjuarin me cmimet. Kushdo që abuzon me cmimet, qofshin markete apo farmaci, do të humbasin përfundimisht të drejtën për të treguar. Po përgatisim sanksione te reja.”-tha Rama