Ramush Haradinaj ka deklaruar se është gabim që të hiqet taksa ndaj mallrave serbe pa patur kontratën finale të njohjes së Kosovës. I ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ai sulmoi kryeministrin Albin Kurtin duke e cilësuar atë si një ndër udhëheqësit më të dobët që ka parë. Ramush Haradinaj: ”Unë i besoj Amerikës dhe ja them ato që mendoj. Është gabim me ja marr taksën Kosovës pa kontratë finale. Sot për sot nuk ka udhëheqës më të dobët se Albin Kurti dhe më oportuniste se Vjosa Osmani. Unë kam 20 vjet në politikë, kam mendu se i kam pa të gjithë, por si këta nuk kam parë.
Nuk e di se çfarë do të ndodhë në ardhmen po gjithë parashikimet e mia këta i kanë tejkaluar. Këta u zhveshën shumë shpejt. Nuk është mirë që asnjë nga aleatët tja marrin Kosovës të vetmen kartë që ka pa ja dhënë kontratën për njohjen, se nuk kemi çfarë japim më për atë kontratë. Këtë po e them me sinqeritet, ja kam thënë ambasadorit Krosnet, ja kam thënë Palmerit, ua kam thënë të gjithëve. Mendoj se po bëjnë një gabim.”