Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit që u zhvillua sot ka qenë e pranishme edhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim. Kim ka deklaruar se konferenca e donatorëve ishte një sukses, sakaq ajo është shprehur se SHBA do të vazhdojë të mbështesë vendin tonë në procesin e rindërtimit. “Rezultatet e jashtëzakonshme të kësja konference përbëjnë jo vetëm solidaritet me popullin shqiptar por edhe investim real. Ju po organizoheni për të realizuar atë që duhet të jetë një proces llogaridhënës.

Ne si shtete të SHBA do të vazhdojmë të jemi përkrah jush dhe do të japim ndihmën teknike që nevojitet në mënyrë që donacionet përdoren në mënyrë të duhur për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë Kim.