Ditën e sotme numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë arriti në 212 persona.
“TemA” po përcjell shpërhapjen e koronavirusit sipas moshës dhe gjinisë, të shëruarit dhe vdjekjet, në bazë të të dhënave zyrtare që paraqiti ditën e sotme ministria e Shëndetësisë. (TemA)
Ilustrim i situatës në Shqipëri së përhapjes së COVID 19 në Shqipëri:
Pozitivë gjithsej 212 28 mars 15
Të shëruar gjithsej 40 (18,9 %) 28 mars 7
Vdekur gjithsej 10 (4,7 %) 28 mars 1
Pozitivë aktivë 162
Deri në 28 mars 2020 në Shqipëri janë evidentuar 212 raste me COVID 19 nga të cilët 34 vetë (17 %) janë punonjës të shëndetësisë. Ditën e djeshme, 28 mars, janë 15 raste të reja. Midis të prekurve janë 123 burra dhe 89 janë gra. Mosha mesatare e personave të prekur është 50,4 vjeç.
Treguesi i rritjes ditore është raporti midis rasteve të reja në një ditë caktuar kundrejt rasteve të reja të ditëse respektive të mëparshme. Për datën 28 mars ky tregues është 1,36.
Deri tanë janë 40 raste të shëruara, ose 19 % e të gjithë rasteve pozitivë. 8 nga të shëruarit janë punonjës të shëndetësisë. Mosha mesatare e personave të shëruar është 40,6 vjeç.
Deri tani janë shënuar 10 fatalitete, 6 burra dhe 4 gra. Mosha mesatare e fataliteteve është 66,1 vjeç. E burrave është 63,5 vjeç, ndërsa egrave është 70 vjeç.
Për çdo fatalitet kemi 4 të shëruar.
Indeksi mesatar i fataliteteve sipas rasteve është 4,7 %. Sipas grupmoshave është si vijon. Në grupmoshën 65 – 74 vjeç ky indeks është 29,2 %.
Sipas grupmoshës, rastet dhe fatalitetet kanë këtë shpërndarje. Për të lehtësuar leximin e grafikut, grupmosha 65 – 74 vjeç përbën 8,9 % të popullsisë së vendit. Të prekurit në këtë grupmoshë përbëjnë 11,3 % të të gjithë të prekurve, ndërsa të vdekurit në këtë grupmoshë përbëjnë 70 % të të gjithë të vdekurve.
Grupmoshave 55 – 64 vjeç rezulton grupmosha më e prekur me 27 % të të gjithë rasteve. Ndërsa fatalitet janë kryesisht në grupmoshën 65 – 74 vjeç.
Në raport me popullsinë e grupmoshës respektive, numri i prekurve për 100000 banorë është si vijon. Në rang vendi janë të prekur 7,4 banorë për 100000 banorë. Grupmosha më e prekur është ajo 55 – 64 vjeç.
Në raport me popullsinë e grupmoshës respektive, numri i të vdekurve për 100000 banorë është si vijon. Në rang vendi kanë vdekur 0,32 banorë për 100000 banorë. Grupmosha me më shumë fatalitete është grupmosha 65 – 74 vjeç.
(TemA)