Është lumturi mjaft e veçantë për fëmijët, kur gjyshërit e tyre gëzojnë një shëndet sa më të mirë.

Le të kujtojmë se dikur kanë qenë pikërisht ata që na kanë shtyrë karrocën kur nuk dinim ende të ecnin apo mjaft herë në vegjëli na kanë mbajtur në krahë dhe na kanë ushqyer me gatimet e tyre të shijshme.

Sot teksa vitet ikin, është koha për ta kompesuar sado pak dashurinë e tyre. Shembull, duket se është një i ri nga Tirana, i cili ka publikuar një video jo të zakonshme në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur së bashku me gjyshen e tij 86 vjeçare në shtëpi.

Të dy këmba këmbës bëjnë të njëjtat ushtrime duke përcjellë jo vetëm një mesazh të madh, por edhe një dashuri të madhe.

“Nexhi im 86 vjec ?? ?. . Me pelqen te jetoj momentin, te krijoj kujtime te bukura dhe te shperndaj pozitivitet. . Kemi nje jete dhe se dim sa do jetojme keshtu shijoni jeten sa tmundeni dhe duajini njerzit tuaj. . Bekime”, shkruan i riu Armando Hidi në mesazhin që përcjell.

Padyshim një shembull mjaft pozitiv, ku në këto ditë të vështirë karantine, të gjithë duhet të gjendemi më pranë të afërmeve tanë për t’i treguar se sa shumë i duam.