Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar është regjistruar si mjek, dhe do të punojë një turn në javë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i zyrës së Kryeministrisë në Irlandë.Kryeministri Leo Varadkar ka punuar për 7 vite si doktor përpara se të linte profesionin për t’u bërë politikan dhe u hoq nga regjistri mjekësor në vitin 2013.
Sipas Irish Times, ai u ri-regjistrua gjatë muajit mars, teksa kriza e pandemisë po merrte përmasa të mëdha, dhe do të punojë në Shërbimin Ekzekutiv të Shëndetit çdo javë në një fushë të përshtatshme për kualifikimin që ka.