Nutricionistja Diola Dosti ka theksuar rëndësinë e trajtimit të COVID-19 edhe me vitaminë C.
Në një lidhje direkte nga Kosova përmes Skype në TV “News 24”, në “Vila 24”, Dosti tha se vitamina C është në protokollet e mjekimit si bashkëshoqëruese, në disa vende, si: Kina apo Italia.
E para që hodhi këtë propozim në intervista të ndryshme në Shqipëri, Diosti tha se trajtimi intravenoz me vitaminën C ka dhënë rezultat. Sipas saj, me vlerë janë edhe shtimi në menu edhe i vitaminës D, magnezit, zinkut, respektimi i orarit të gjumit dhe marrja e rrezeve të diellit.
Nutricionistja shprehet se po këshillon on line klientët e saj për shportën e ushqimeve që duhet të marrin për të patur shëndet të plotë dhe në varësi të situatës së vështirë ekonomike, ka ndihmuar duke ofruar shërbimet me 50 % ulje.
Sa i përket të përditshmes, Diosti vlerëson aktivitetin brenda në shtëpi edhe për 3 vajzat e vogla, duke i organizuar kërcime të ndryshme, lojëra dhe receta të shëndetshme. Ajo ka zbuluar një recetë smoothie për fëmijët, të cilët nuk e pëlqejnë avokadon, por që duhet të marrin përbërësit e saj të rëndësishëm.
Smoothie për vajzat e vogla të nutricionistes Diosti ka qumësht kokosi, fara susami dhe avokado, ndërsa tha se ka mënjanuar plotësisht tulin e mishit dhe përdor vetëm lëngun e tij, sikurse omegën-3 e merr përmes kapsulave për të furnizuar organizmin me suplementet e nevojshme.
Në fund, ajo foli edhe për regjimin e karantinës, duke thënë se mezi pret të vijë në Tiranë, pasi e ka marrë malli për çdo gjë që lidhet me këtë qytet. BW