“Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë së COVID-19”.Kështu shprehet mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.cSipas Piperos, 25-26 marsi ka qenë piku i pandemisë në vendin tonë.c“Kjo javë që jemi, shifrat i ka nën atë që do ta konsideronim pikun në qoftë se i referohemi dy momenteve siç ishte data 25-26 mars apo 3-5 prill”, shprehet Pipero.
Lidhur me numrin më të lartë të personave të infektuar me COVID-19 në kryeqytet, Pipero thote se kjo do të vazhdojë përsa kohë që ndiqen kontaktet:c“Do kemi dhe raste pozitive, madje në përqindje ndonjëherë dhe më shumë se në vendet e tjera të rajonit sepse ndjekim në mënyrë më konseguente rastet e kontaktit”.cPo kur vendi ynë do t’i rikthehet normalitetit? Pipero jep lajmin e mirë:
“Gjysma e dytë e prillit, po sidomos fundi i prillit, do na gjejë të lehtësuar në mjaft drejtime, veçanërisht në sektorin e shërbimeve apo të prodhimit”.cLidhur me çështjen e testimeve masive në popullsi, mjeku infeksionit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbështet deklaratën e kreut të OBSH në vendin tonë, se ajo nuk mund të kryhet.Testimit duhet të kryhet vetëm tek personat e dyshuar dhe ata të kontaktit.