Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë në mënyrë të veçantë pashkët ortodokse. Art dhe kërcnim në kohë karantine nga Opera Kombëtare e Parisit, teksa balerinët realizojnë nga shtëpitë e tyre duke “lidhur” në një, kërcënimin. Nuk mungojnë episodet kur fëmijët dalin në “skenë” teksa prindërit rezializojnë videon.Por kjo është në fakt një nga gëzimet e të qëndruarit të vetëkarantinuar: Jo vetëm mbrojtja nga virusi vdekjeprurës, por kalimi i kohës me familjen, pranë fëmijëve, të cilët rutina e përditshme nuk na lë kohë t’i përqafojmë sa duam.

“Mirëmëngjes me një dhuratë të bukur nga Opera Kombëtare e Parisit për të gjithë ju dhe me një urim për besimtarët ortodoksë në këtë të dielë paqeje dhe reflektimi”, shkruan kreu i qeverisë.