Për përballimin e krizës së shkaktuar pas shpërthimit të COVID-19, Komisioni Evropian ka propozuar një paketë financiare.

Përmes një shënimi në Twitter, KE deklaron se paketa 3 miliardë euro do të shkojë në ndihmë të 10 vendeve, ku mes tyre është ehe Shqipëria.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau në profilin e tij në Twitter, postimin e Komisionit Europian që i akordonte 180 milion euro Shqipërisë, paketë ndihme mikro-finaciare si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Balla e cilëson këtë një tjetër shenjë solidariteti të BE-së, dhe sqaron se kjo ndihmë do merret në formën e kredisë afatmesme.

“Një tjetër shenjë e solidaritetit BE-Shqipëri,@EU_Commission sapo ka propozuar përdorimin e ndihmës makro-financiare (MPJ) për të mbështetur #Albania #Kosova #WesternBalkans dhe partnerë të tjerë fqinj në kuadër të krizës COVID-19. Ndihma do të merret në formën e kredive afatmesme”,- thote Balla.