Të moshuarit në Tiranë kanë dalë sërish sot për të shfrytëzuar orarin e liri daljes të vendosur nga autoritetet. Në numër më të shumtë se dje, për shkak se e shtuna ishte e karakterizuar me mot me shi, ata shprehen të lumtur që patën mundësi të dilnin.
“Unë banoj në Amerikë por dola për qejf. Më ka ardhur një mesazh, a sa goca të mira ka (i referohet gazetareve). Shkoj e vij unë nga Amerika. Më shumë jetoj këtu, por atje rrijë nja 2 a 3 muaj. Zoti dhe qeveria e ka në dorë dhe ju gazetarët se bëni punë shumë. Jepni të dhënat dhe populli del lirisht. Sot e dje na ka dhënë leje shefi i madh, por dje nuk dola dot se ishte shi. Tani po iki se dua të shkoj një orë para afatit,”-shprehet një i moshuar.
“Jemi dy motra, kemi dalë me bo një xhiro se kemi nja 10 muaj që s’kemi dalë. Sot hera e dytë që kemi dalë, hera e parë ishte javën ekaluar. Në izolim e kaloj kohën duke larë e duke gatuar. Me mungon natyra, por më ka marrë malli për fëmijët. Janë në shtëpitë e tyre dhe nuk jemi takuar. Vijnë pak aty te dritarja po nuk takohemi,”-shprehet një pensioniste.
“Njerëzit e kanë kuptuar vetë që duhen mbrojtur. Dola dhe dje, edhe kur na lejohet. Po u respektuar distanca sociale s’ka pse të frikësohesh. Maska dhe dorezat më duken të panevojshme,”-shprehet një pensionist.
“Se keni dëgjuar më duket çfarë ka thënë prokurori i përgjithshëm i Amerikës?! Kush prek lirinë e njerzve do dënohet penalisht, kështu që s’kemi me e pyet atë fare (kryeministrin Rama) hiç. Unë s’e kam pyet asnjëherë se s’kam qenë asnjë ditë në karantinë,”-shprehet një pensionist.
“Deri tani kam lexuar 10 libra në karantinë. Të fundit ‘Njeriu i Fshehtë’. pak më parë lexova ‘Të jetosh apo të vdesësh’,”-shprehet një tjetër pensioniste.