Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta nisë ditën me një shprehje nga themeluesi i “Apple”, Steve Jobs, në të cilën thuhet se nuk duhet të heqësh dorë nga ëndrrat.
“Çdo ëndërr nga e cila ti heq dorë është një copëz e së ardhmes që pushon së ekzistuari”, shkruhet në foton që ka publikuar Rama, së bashku me emrin e manjatit amerikan që nuk jeton më që prej viti 2011.
Por ajo që bie në sy është se emri i Steve Jobs është shkruar gabim, pasi në foto shkruhet Stive dhe jo Steve, që është emri i vërtetë i Jobs.
Nuk e dimë nëse ky është një gabim shpejtësie apo jo, por Rama bën mirë që t’i kontrollojë herë tjetër ato që poston.