70% e të prekurve nga COVID-19 janë shëruar. Nga masat e marra është tkurrur harta e qyteteve të prekura nga koronavirusi. Lushnja dhe Mati kanë dalë nga lista e bashkive me raste pozitive me COVID-19. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico bëri të ditur të martën se edhe gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua një rritje e numrit të pacientëve që kanë fituar betejën me COVID-19.
Fico tha se “që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 570 ose 70% e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID-19”.