Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, reagon pas akuzave të opozitës se 800 naftëtarë të Ballshit nuk kanë marrë pagat, edhe pse nuk po punojnë, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.Përmes një postimi në “Instagram”, ku publikon dhe vendimin e qeverisë, Balluku thekson se naftëtarët përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.“Naftëtarët e Ballshit përfitojnë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh. Vendimi i Qeverisë, i marrë në datë 23 prill 2020 dhe botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, është mëse i qartë dhe nuk ka asnjë vend për dyshime e as për abuzime politike”, shkruan Balluku.