Të jetuarit në karantinë ka shkaktuar jo pak probleme psikologjike. Më të shqetësuarit kanë qenë banorët e Qarkut Lezhë.Psikologu Besmir Frroku tha se Lezha ka pasur fluksin më të lartë të telefonatave për këshillim apo ndihmë psikologjike duke lënë pas Tiranën dhe Durrësin.Qarku i Lezhës ka pasur fluksin më të lartë të telefonatave, rreth 24% në shkallë kombëtare, duke lënë pas qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit”, tha Frroku.

Të dhënat janë bërë publike nga Urdhri i Psikologut. Kërkesat më të shumta për këshillim kanë ardhur nga grupmoshat 30-35 vjeç.Edhe adoleshentët e kanë përjetuar keq karantinë sipas psikologut Frroku. Ai e lidh numrin e lartë të telefonatave në qarkun e Lezhës, edhe me pasojat që la tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të.