Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka prezantuar disa projektligje lidhur me ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë pandemisë. Pagesat e kësteve të tatim fitimit do të shtyhen tha Denaj, teksa sqaroi se bizneset me xhiro nën 14 milionë lekë do i paguajnë për të njëjtën periudhë vitin tjetër, po ashtu edhe bizneset me mbi 14 milionë lekë do shtyhen deri në tetor, dhe do paguhen në periudhën tetor- dhjetor 2020, kurse të papaguarat në 2021.
Denaj bëri thirrje që parlamenti të miratojë huamarrjen prej 190 milionë eurosh nga FMN e cila do të jetë kredi me interest të ulë dhe do i shërbejë rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë. ”Po ju parashtroj disa akte normative. Parlamenti ka miratuar shtyrjen paraprake të kësteve të tatim fitimit nën 14 milionë lekë. Këto masa lehtësuan mbi 50% të bizneseve. 49 mijë biznese. Janë 25 mijë biznese që përfitojnë nga shtyrja e afatit të bilanceve.Për tatimin mbi të ardhurat, për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë nuk do të paguhen për këtë vit këstet. Bizneset mbi 14 milionë lekë do shtyhen për në periudhën e njëjtë të vitit tjetër. Edhe call- centers nuk do paguajnë për këtë vit. Ky projekakt në fazën e dytë të përgatitjes 2021- 2023 dhe në projektbuxhetin e 2021 komfort afateve që parashikon ligji.
Por edhe për huamarrjen nga FMN. Menjëherë pas vlerësimit për një impact në defiçitin buxhetor prej emergjencës së pandemisë, qeveria negocioi me FMN për aktivizimin e shpejtë të këtij instirumenti. 190 milionë euro do i shërbejnë rimëkëmbjes ekonomike. Do të jetë kredi për 4.5- 5 vite me interest të ulët. Për të finalizuar më shpejt këtë process ju ftos ta miratojmë këtë projektligj.”- tha Denaj.