Ousmane Dembélé ka qenë gjithmonë një futbollist i simpatizuar nga Jürgen Klopp. Kur Barça e bleu atë nga Borussia Dortmund, më 2017, për të zëvendësuar Neymar, kishte se konkurent Liverpool. Tri vite më vonë, francezi rishfaqet fuqishëm në orbitën e kampionëve aktualë europianë, të cilit duan ta forcojnë veten dhe ta rifitojnë fronin e humbur tashmë, këtë vit, pas eleminimit në 1/8 finale kundër Atlético Madrid.Kjo është arsyeja pse në Angli e lidhin anësorin e Barçës me “Reds”, sidomos nëse Timo Werner nuk do të zbarkojë në “Anfield”. Edhe pse po flasim për lojtarë të ndryshëm, Klopp e ka aspiratë të vjetër Dembélé. Trajneri gjerman nuk mundi ta stërviste francezin te BVD, por e ka pëlqyer në distancë, në klubin e tij të vjetër.
Werner, 24 vjeç dhe autor i 24 golave në Bundesligë, me Leipzig, është përparësia absolute për sulmin e “Reds”. Klauzola e lirimit të sulmuesit gjerman është 55 milionë euro, parashikuar deri më 15 qershor. Werner, i cili ishte alternativa kryesore e Barçës për Lautaro Martínez, tha më 2 maj se “ishte akoma në Leipzig, por po mendon të transferohet jashtë vendit”. Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, e hodhi poshtë dje nënshkrimin me sulmuesin gjerman në fjalë.
Numërimi mbrapsht, për të njohur të ardhmen e Werner, ka filluar, me 15 qershorin si kufi. Veç tij, Liverpool ka Dembélé si plan B, për të forcuar repartin e përparmë në “Anfield”. Francezi nuk luan nga 27 nëntori, për shkak të dëmtimit të radhës, nga të shumtët, ndaj quhet “lojtar prej kristali”, me perspektivën e rikthimit në fushë së paku në korrik.