Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqet Bazilika e Linit, një mozaik mjaft i rrallë që daton në shek. V-VI, tepër i rëndësishëm për trashëgiminë kulturore.
Numri një i qeverisë e ka shoqëruar videon me një tekst të shkurtër ku shkruan: Kur trashëgimia kulturore është autentike dhe jo një produkt i fantazisë së atyre që kujtohen për të vetëm kur i thërret kushtrimi politik i të parëve, qeveria jonë është mbrojtësja më e fortë e saj në historinë e këtyre 30 viteve?.