Lëvizja Vetëvendosje do të nisë një peticion online për mbajtjen e zgjedhjeve.Kjo nismë vjen pas vendimit të marra nga Gjykata Kushtetuese e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për formimin e qeverisë së re.Sekretarja e VV-së, Vlora Haxhimehmedi në një konferencë për media u shpreh se zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të dalë nga ngërçi.

“Edhe gjatë të këtyre ditëve të pandemisë kur shumica e kishin hallin e virusit, njerëzve qeveria Kurti ua ktheu shpresën. Arritjet e mëdha dhe çkapja e shtetit po u pengon atyre që e quan shtetin në rrënim. Për këtë veprim antipopullor arritën të marrin edhe vendimin antidemokratik. Peticionin do ta kemi online, po ashtu të printuar në zyrat e LVV-së nga dita e hënë. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të dalë në ngërçi”, tha ajo.Ndërsa, deputeti i LVV-së, Liburn Aliu tha se ky peticion do t’i jep të drejtë qytetarit, për votën që dha me 6 tetor.