Kjo është periudha e luleshtrydhëve dhe me siguri nuk i keni rezistuar frutit me atë ngjyrën e kuqe joshëse që të lëshon goja lëng vetëm kur i sheh. bPor shitja e luleshtrydhjeve shoqërohet edhe me frikën e dyshimet mbi kimikatet dhe hormonet, me të cilat mund të jetë rritur fruti.
Ka shumë fermerë që abuzojnë me kimikatet e shtuara ndaj luleshtrydheve, ndaj dhe një fermer nga Patosi, ka treguar për Rudina Magjistarin një metodë sesi ta dallojmë më sy të lirë një luleshtrydhe që nuk është e shëndetshme.
“Ka të bëjë me fortësinë e frutit. Nëse fruti qulloset shpejt do të thotë që ka përqindje të lartë të kimikateve, domethënë fermeri ka përdorur nitrate për ta rritur më shpejt! Nëse fruti është i fortë, është trajtuar në mënyrë organike dhe ka përqindjen e duhur të kalciumit”, u shpreh fermeri Olti Duda.
Dhe meqë jemi te luleshtrydhet e sezonit, hidhini një sy kësaj recete të Tiramisu-së me luleshtrydhe duke klikuar këtu.