Në kushtet e situatës së masave kundër COVID-19, tregu i këmbimit valutor vendas paraqitet me luhatje të pranueshme brenda pritshmërisë së Bankës Qendrore. Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja u forcua me 0.10 lekë duke u ngjitur në kuotën e 123.67 lekëve. Ndërsa dollari amerikan këmbehet me 114.07 lekë, ose 1.01 lekë më shumë se ditën e hënë.
Në pozita të forta këmbehen sot me lekun edhe paundi britanik, franga zvicerane, dollari kanadez dhe koronat e vendeve nordike. Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.